FOTO-GALERIA/ Kush po e sulmon Elisa Spiropalin?

Një vajzë e futur në politikë nga “Mjaft”-i, një organizatë ku Elisa u shfaq në foto me bluzë të irnosur dhe më pas hap pas hapi duke ndjekur Erion Veliajn, u kthye në një zonjë të rëndë, një madamë e vërtetë. Ishte mjaft e ashpër dhe e egër në opozitë.

Përfundoi te socialistët, të cilët e bënë drejtoreshë të Përgjithshme të Doganave. Jo me pak akuza, ishte në krye të atij institucioni.

Më pas në Parlament, ministre e deri kryetare e Kuvendit. Kjo ishte Elisa Spiropali.

 

FOTO-GALERIA/ Kush po e sulmon Elisa Spiropalin?
Elisa e "Mjaft"-it

 

CNA shpesh e ka quajtur "Elisa e inceneratorëve" për shkak të lidhjeve të bashkëshortit të saj me aferën e inceneratorëve, me Mirel Mërtirin, me çështjen e matësve të ujit gjatë kohës që bashkëshorti i Elisës drejtonte Ujësjellësin e Fierit.

 

FOTO-GALERIA/ Kush po e sulmon Elisa Spiropalin?
Spiropali te "Mjaft"-i

 

Por madama që dikur mbante një bluzë të irnosur dhe protestonte për të drejtat e minatorëve, tani ishte bërë një zonjë e rëndë deri në kryediplomate e Shqipërisë.

 

FOTO-GALERIA/ Kush po e sulmon Elisa Spiropalin?
Spiropali, drejtoreshë e Doganave

 

Një ditë të bukur, "Skënderbeu" i saj, siç ajo e quajti Edi Ramën në një miting të socialistëve, e mori dhe e hodhi në një cep, duke i treguar se s’kishte asnjë peshë brenda socialistëve, se karrierën e kishte bërë për shkak të tij, ishte ai që e kishte mbështetur e ngritur në detyrë dhe ishte ai që e hiqte dhe e shkarkonte kur Elisa “lajthiste” apo gabonte politikisht.

 

FOTO-GALERIA/ Kush po e sulmon Elisa Spiropalin?
Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

 

Çfarë ka ndodhur midis Ramës dhe Elisës përtej thashethemeve mediatike, fakti është që kjo e fundit ndoshta vlente më pak sesa lavatriçja e Musa Ulqinit, batuta e famshme e Fatos Nanos në KPD-në e socialistëve. Ajo që ndodhi më pas ishte vërtet për t’u shënuar politikisht.

 

FOTO-GALERIA/ Kush po e sulmon Elisa Spiropalin?
Elisa Spiropali, në postin e ministres së Jashtme

 

Elisa mori kurajë, nuk shkoi në Parlament, filloi të bënte statuse me kunja, me pika të hidhura. Më pas mediat e financuara nga vëllai i të burgosurit të Durrësit, mediat kundër drejtësisë, kundër SPAK-ut, mediat e “kolegëve” të Elisës, që dje ishin me rroba të grisura e sot janë bërë miliarderë e pronarë hotelesh, filluan t'i shpërndanin lajmet e Elisës, t’u jepnin zë.

FOTO-GALERIA/ Kush po e sulmon Elisa Spiropalin?
Spiropali si kryeparlamentare

Gjithashtu edhe mediat anonime të mashtruesve të pushtetit, filluan të sulmonin Elisën. Janë e njëjta linjë. Ajo zyrtare dhe publike thjesht i jepte zë Elisës, hienat e nëndheshme që përdor pushteti filluan të godisnin Elisën.

Çfarë po ndodh dhe kush e dirigjon gjithë këtë? Çuditërisht të gjithë kanë një të përbashkët: financohen nga burgu i Durrësit. Çuditërisht kanë edhe një të përbashkët tjetër: Elisa dhe lidhja e saj me “Mjaft”-in dhe me Erion Veliajn, miqësia e tyre e vjetër. Statuset mund të mos jenë të dirigjuara, Elisa ndoshta i shkruan nga mendja e saj, por loja mediatike për të publikuar sa më shumë qëndrimet e Elisës kundër kryeministrit duket se e ka skenaristin e saj, urdhëruesin për publikimet ashtu siç ka të njëjtin urdhërues edhe për sharës.

Mund të duket e çuditshme, ai që urdhëron për publikim statusesh kritike, urdhëroka dhe ta shajnë shkruesen e tyre. Pa asnjë diskutim, qëllimi është që Elisa të bëjë sa më shumë statuse nga inati se po e sulmojnë, të mbajë sa më shumë qëndrime kundër qeverisë, kundër Edi Ramës.

Dhe këto lloj intrigash në politikë fillojnë e mbarojnë në burgun e Durrësit, fillojnë e mbarojnë te sponsorët e mediave të pushtetit, atyre që dihen dhe atyre që bëjnë sikur nuk dihen. Ky është dirigjuesi edhe i publikimeve edhe i sulmeve. Sa për statuset, i bën Elisa, tashmë si një madamë e Rilindjes e shkuar aty si një bluzë e irnosur e “Mjaft”-it./ Marrë nga CNA