“Shënjestra e hakmarrjes së verbër”, Rama nga Abu Dabi: Vendet e Gjirit do të dalin më të forta se kurrë më parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2026, 18:43
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh solidariteti ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, në një moment që ai e cilëson si të vështirë për vendet e Gjirit.
Rama theksoi se ndodhet në Abu Dhabi për të shprehur drejtpërdrejt mbështetjen dhe solidaritetin vëllazëror me Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe me Presidentin Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, të cilin e cilësoi si “mik të shtrenjtë”.
Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh i bindur se vendet mike të Gjirit do ta përballojnë këtë situatë dhe do të dalin më të forta se më parë, pavarësisht, sipas tij, “sprovës së një konflikti ku janë bërë shënjestër e hakmarrjes së verbër”.
