“Pse nuk e mbështes letrën e Vuçiç dhe Ramës”, Marta Kos: Shqipëria në BE në 2030 ose më herët
Shqipëria mund të afrohet më shumë me anëtarësimin në Bashkimi Evropian edhe përpara vitit 2030, nëse vazhdon me ritmin e reformave.
Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, gjatë një diskutimi në Konsullatën Atlantike, foli për ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ajo përmendi Malin e Zi dhe Shqipërinë si dy vendet më përpara në këtë proces.
Sipas saj, Mali i Zi ka mundësi të mbyllë negociatat dhe të bëhet anëtar i BE-së në vitet e ardhshme. Edhe për Shqipërinë, një anëtarësim deri në vitin 2030, apo edhe më herët, mbetet një mundësi reale, por gjithçka varet nga përmbushja e reformave dhe rezultateve konkrete.
Sa i përket ideve për një anëtarësim të pjesshëm, ajo e bëri të qartë se nuk ekziston një formë e tillë. Një vend ose bëhet anëtar i plotë me të gjitha të drejtat, ose mbetet jashtë BE-së pa këto përfitime.
Megjithatë, u kuptua se propozime të tilla vijnë si reflektim i shqetësimeve për ritmin e zgjerimit. Pavarësisht kësaj, qëndrimi mbetet i njëjtë: çdo vend që përmbush kriteret dhe reformat duhet të bëhet anëtar i plotë i Bashkimit Evropian./topchannel

