HAPJE E KONSULLATËS NË BUJANOC/ Hoxha kërkesë ministrit të Jashtëm serb për njohjen e Kosovës
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, është takuar me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Đurić, në kuadër të Antalya Diplomacy Forum 2026.
Gjatë takimit është folur për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve përmes dialogut dhe bashkëpunimit, veçanërisht në ekonomi dhe tregti.
Është diskutuar edhe për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme shqiptare në Bujanoc, për të cilën pala serbe ka shprehur gatishmëri.
Në bisedë ka qenë edhe bashkëpunimi rajonal dhe rëndësia e tij për stabilitetin në Ballkan.
Pjesë e diskutimit ka qenë edhe dialogu mes Kosovo dhe Serbia, që shihet si rruga kryesore për normalizimin e marrëdhënieve.
Palët kanë qëndrime të ndryshme për çështjen e Kosovës. Shqipëria vijon të mbështesë dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian si mënyrën për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme.
Very good exchange with the Deputy Managing #Director for Western Europe at the European External Action Service, Emanuele Giaufret @EGiaufretEU.
— Ferit Hoxha???????? (@HoxhaFer) April 19, 2026
I reaffirmed #Albania’s strong commitment to EU accession and our determination to maintain steady and tangible progress in the… pic.twitter.com/Hq41d63ulp

