“Humba totalisht shikimin për 4 orë”/ Himçi akuza policisë: Na spërkatën me spray të panjohur, përfundova në spital. Djegia vazhdon...

Deputeti i PD-së, Blendi Himçi ka rrëfyer në"Ora News" përvojën e rëndë pas spërkatjes me një substancë kimike gjatë një proteste, duke e cilësuar atë si një "lëndë të re" të përdorur nga policia, ndryshe nga gazi lotsjellës i zakonshëm.

Sipas dëshmisë së tij, efekti ishte i menjëhershëm dhe i rëndë, duke i shkaktuar humbje totale të shikimit për disa orë.

"Humba totalisht shikimin dhe nuk kisha mundësi të paktën jo më të shikoja, po edhe të orientohesha," shprehet ai, duke specifikuar se kjo gjendje zgjati për rreth tre deri në katër orë.

"Sigurisht pjesa e djegies qoftë në pjesën e fytyrës apo dhe të duarve vazhdon dhe sa herë domethënë përdoret uji, riaktivizohet pjesa e axhitimit të lëkurës.

Nuk e di, është një spray që kurrë nuk na kishte ndodhur.

Kemi provuar gazin lotsjellës, por kjo lloj, këto lëndë, këto lloj lënde të re të hedhur nga policia, sinqerisht nuk, nuk kishin provuar më parë.

Është një situatë në të cilën realisht kam provuar një, tre-katër orë do të thoja, vërtetë të këqija, ku, domethënë humba totalisht shikimin dhe nuk kisha mundësi të paktën, jo më të shikoja, po edhe të orientohesha.

Ka ardhur autoambulanca, ka ardhur gati pas gjysëm ore. Llogarit kur për një deputet që vjen pas nja gjysëm ore autoambulanca, pavarësisht se ishte një situatë shumë e vështirë, dhe më pas jam transferuar në spitalin francez për një lavazh të syrve, po realisht edhe aty më ka dashur një kohë shumë e gjatë përsa i përket pjesës së qartësisë së shikimit, për një periudhë prej tre-katër orësh derisa u u rehabilitua shikimi, kurse pjesa e e djegies së lëkurës vazhdon të jetë e pranishme", u shpreh Himçi.

Ndiqni intervistën e plotë: