FOTO/ Ky është spraji me piper me të cilën u qëlluan protestuesit e opozitës

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se ndaj protestuesve të opozitës është përdorur një substancë shumë e fortë, e cila përdoret për neutralizimin e kafshëve të egra.

Në foton e shfaqur në ekran është spraji me piper me të cilën u qëlluan protestuesit e opozitës, gjatë mbrëmjes së shkuar. 

Sipas Berishës, përdorimi i këtij spraji përbën një krim, një vepër të rëndë penale dhe është i ndaluar në të gjithë konventat.

Kryedemokrati thrksoi ndër të tjera se, në mënyrë selektive janë goditur dhe shënjuar me spraj drejtuesit kryesorë të PD-së dhe deputetët e saj Flamur Noka, Luçiano Boçi, Klevis Balliu, Ivi Kaso, Blendi Himçi, Aulon Kalaja dhe shumë të tjerë.