“Tenderat që largojnë Europën”/ Berisha me studentët e 'Sciences Po': Më pak burokraci, më shumë teknologji dhe garë e ndershme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me studentë të shkollës franceze Sciences Po, ku diskutimet u përqendruan te korrupsioni, ekonomia dhe rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Gjatë bashkëbisedimit, ai foli për nevojën e reformave në luftën kundër korrupsionit, duke përmendur uljen e procedurave burokratike, taksa më të ulëta dhe përdorimin e teknologjisë për të rritur transparencën në tenderat publikë.

Sipas tij, praktikat aktuale në prokurime shpesh pengojnë pjesëmarrjen e kompanive nga vendet e Bashkimi Evropian dhe nuk përputhen me standardet e tregut europian.

Në diskutim u përfshinë edhe zhvillimet në rajon. Berisha kundërshtoi idenë e një integrimi të diferencuar, duke iu referuar qëndrimeve të Edi Rama dhe Aleksandar Vučić, dhe u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë dhe Ballkanit mbetet anëtarësimi i plotë në BE.

Ai foli edhe për çështje konkrete që kërkojnë transparencë dhe hetim, duke përmendur raste me interes publik dhe nevojën për standarde më të larta në funksionimin e institucioneve. Në pjesën e diskutimit mbi historinë, u ndal te figura e Havzi Nela, duke kërkuar më shumë vlerësim për të në nivel europian.

Takimi u zhvillua në formë bisede të hapur me studentë nga vende të ndryshme europiane, ku u trajtuan edhe sfidat e rajonit dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në strukturat europiane.