Malaj me zyrtarin e lartë të DASH, në fokus forcimi i bashkëpunimit ekonomik

Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me Jacob Helberg, nënsekretar i Shtetit për Çështjet Ekonomike në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku u diskutuan zhvillimet aktuale ekonomike, sfidat globale dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjatë takimit u vlerësua partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe rëndësia e zgjerimit të këtij bashkëpunimi në funksion të zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit.

Ministri Malaj theksoi angazhimin e Shqipërisë për thellimin e marrëdhënieve me SHBA-në, në kuadër të vizionit të përbashkët euroatlantik dhe reformave që synojnë rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike të vendit.

Malaj me zyrtarin e lartë të DASH, në fokus forcimi i