PAMJET/ Mbledhjet e pranverës të FMN-së dhe BB-së! Sejko në Uashington, takon Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë dhe ...

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, po merr pjesë në mbledhjet e pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, që zhvillohet në datat 16–19 prill 2026 në Uashington DC, SHBA.

Këto mbledhje përbëjnë një nga forumet më të rëndësishme ekonomike ndërkombëtare, ku marrin pjesë vendimmarrës të lartë të institucioneve financiare globale, guvernatorë të bankave qendrore dhe ministra të financave nga vendet anëtare, me fokus zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore dhe sfidat e qëndrueshmërisë financiare.

Delegacioni i Bankës së Shqipërisë, i kryesuar nga Guvernatori Sejko, përfshin gjithashtu zëvendësguvernatoren e Parë, Holta Zaçaj, si dhe drejtues të tjerë të lartë të institucionit.

PAMJET/ Mbledhjet e pranverës të FMN-së dhe BB-së! Sejko

Gjatë vizitës, Guvernatori Sejko do të zhvillojë takime me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, si edhe me homologë të bankave qendrore, ku do të prezantojë ecurinë e ekonomisë shqiptare, reformat e ndërmarra dhe perspektivat për stabilitetin monetar e financiar të vendit.

Pjesëmarrja në këtë forum konfirmon angazhimin e Bankës së Shqipërisë për politika të qëndrueshme ekonomike dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet financiare ndërkombëtare në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të vendit.

TAKIMET

Guvernatori Sejko takim me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Diego Cerdeiro

PAMJET/ Mbledhjet e pranverës të FMN-së dhe BB-së! Sejko

Në kuadër të Mbledhjeve të Pranverës të FMN dhe të BB në Uashington, Guvernatori Sejko zhvilloi një takim prezantimi me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Diego Cerdeiro, i cili do të zëvendësojë zj. Anke Weber.

Gjatë takimit, Guvernatori prezantoi një analizë të situatës më të fundit ekonomike dhe financiare në vend, si dhe projeksionet për të ardhmen.

Ekonomia shqiptare vijon të shfaqë ritme të qëndrueshme rritjeje, e mbështetur nga një treg pune i fortë, inflacion i ulët, si dhe një sistem financiar i shëndetshëm. Megjithatë, pasiguritë në mjedisin ndërkombëtar, veçanërisht zhvillimet në Lindjen e Mesme, mbeten faktorë që kërkojnë vëmendje të shtuar.

PAMJET/ Mbledhjet e pranverës të FMN-së dhe BB-së! Sejko

Gjatë takimit u theksua rëndësia e politikave të kujdesshme makroekonomike, të cilat kanë kontribuar në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, forcimin e qëndrueshmërisë financiare dhe uljen graduale të borxhit publik.

Politika monetare do të vijojë të mbetet e orientuar drejt stabilitetit të çmimeve, duke u bazuar në zhvillimet e reja dhe në vlerësimin e rreziqeve.

Guvernatori Sejko takim me Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë pranë Bankës Botërore, Matteo Bugamelli

PAMJET/ Mbledhjet e pranverës të FMN-së dhe BB-së! Sejko

Po ashtu, Guvernatori Sejko zhvilloi një takim me z. Matteo Bugamelli, Drejtor Ekzekutiv për Shqipërinë pranë BB, në kuadër të pjesëmarrjes në Mbledhjet e Pranverës 2026 të FMN dhe BB, në Uashington DC, SHBA.

Gjatë takimit, u diskutua mbi zhvillimet e fundit dhe sfidat kryesore të sektorit bankar në Shqipëri, veprimtaria e të cilit vijon të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme.

Guvernatori Sejko shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore, veçanërisht në projektet që lidhen me modernizimin e sistemit të pagesave dhe përafrimin e tij me standardet evropiane, duke theksuar rëndësinë e vijimit të asistencës teknike për përfundimin me sukses të këtyre nismave.