“Nuk dal, do d*gjem bashkë me shtëpinë” –Zjarrfikësi rrëfen sekondat dramatike nga shpëtimi i të moshuarës te kompleksi i shkrumbuar i Armando Lilos
Zjarrëfikësi Jonus Murataj ka rrëfyer në "Ora news" detajet e një prej ndërhyrjeve më dramatike të karrierës së tij, shpëtimin e një gruaje të moshuar nga banesa e saj e përfshirë nga flakët në katin e pestë.
Mes tensionit dhe rrezikut, momenti më i vështirë ishte përballja me refuzimin e saj për t’u larguar, duke thënë se "më lër të digjem me shtëpinë".
Duke përshkruar operacionin, zjarrfikësi shpjegoi se ndërhyrja kërkonte një personel të specializuar për operimin e autoshkallës në lartësi. Pasi arriti në ballkonin e katit të pestë, ai u përball me një tjetër rrezik: vetrata e xhamit ishte gati duke u shkërmoqur nga temperaturat e larta.
"Autoshkalla zjarrfikëse ka personel specializuar, nga lartësitë. Jo çdokush mund të zbresë në autoshkallë. Pra, dhe në momentin që mbrita në në ballkonin e katit të pestë, e zonjës pashë që ballkoni kishte me një vetratë xhami.
Po të shikoni edhe pamjen, dhe xhami nga temperaturat edhe pëllcet. Autoshkallën e vendosëm. Kalova brenda për nga atë, e gjeta zonjën në mënyrë shoku. Dhe i thashë, hajde se do dalim.
"Nuk dal,"- tha, "do digjem bashkë me shtëpinë."
Kjo, siç e thashë dhe kryeherës, kjo adrenalinë e shërbimit, jemi njerëzorë mbi të gjitha. Ishte mundi i saj. Nuk dija kush ishte personi. Unë kisha përballë njeri që fatmirësisht ishte e gjallë. Në atë moment e kam përqafuar zonjën.
I thashë që, shtëpinë do ta shpëtojmë nga flakët. Shtëpia do rikuperohet, pra, edhe po të digjet do ta rikuperojmë, por jetën tënde ne nuk e kthejmë dot më.
Dhe ti do marrësh helmetën time në kokë, mos bie ndonjë diçka nga koka. E kam marrë për qafe.
Aty mora vesh që zonja kishte dhe probleme shëndetësore. Aty për një moment, zjarrfikësit i vijnë shumë gjëra në kokë.
Prandaj pak më parë thashë, nuk ka protokoll të caktuar", u shpreh Murataj.
Ndiqni intervistën e plotë:

