Iu shiste doza kan*bisi adoleshentëve, arrestohet 22-vjeçari në Dibër

Një 22-vjeçar i dyshuar se shpërndante lëndë narkotike për adoleshentët e shkollave është arrestuar ditën e sotme (16 prill).

Policia e Dibrës bëri me dije se vuri në pranga të dyshuarin me inicialet L.K.

Objekt i shitjes së drogës ishin kryesisht adoleshentët.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.