Goditja e call center-ave në Tiranë/ 30 mln euro transferta! Si u mashtruan qytetarët austriakë përmes reklamave nga personazhe të famshëm
Detaje janë zbuluar nga dosja hetimore e goditjes së Call Centerve në Tiranë. Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, tregohet sesi shtetas të ndryshëm të vendeve të Bashkimit Evropian, janë mashtruar financiarisht duke u shkaktuar humbje të shumave të mëdha financiare.
Mësohet se, autoritetet austriake kanë dhanë indiciet se call centerat në Shqipëri kanë kryer mashtrim me shuma të mëdha në Vjenë dhe qytete të tjera në Austri nga periudha 15 qershor 2023 deri më 30 korrik 2024. Në dosje thuhet se përmes sjelljeve mashtruese, ata kanë nxitur qytetarët e dëmtuar duke paraqitur rrethana të rreme se paratë e transferuara do të investoheshin vërtet.
Nëpërmjet mashtrimit autorët kanë përfituar në mënyrë të padrejtë vetë ose për llogari të personave të tjerë, pasi të dëmtuarit për shkak të mashtrimeve dhe prezantimit të të dhënave të rreme kanë transferuar miliona shuma të konsiderueshme parash të cilat në total mendohet se mund të jetë më shumë se 30 milion euro.
Të dëmtuarit zakonisht hyjnë në këto platforma mashtruese përmes një reklame të rreme të të një personazhi të famshëm. Investimet e supozuara nuk janë realizuar dhe kalimi i është drejtuar në rrjetin e ndërlikuar të pastrimit të parave.
Nga ana e telefonuesve “këshilltarë financiar”, nëpërmjet programit any desk kanë kryer komandim nga distanca në kompjuterat e të dëmtuarve. Pjesa më e madhe e adresave Ip të autorëve janë të maskuara duke përdorur VPN ose Proxy, por në informacionin e dërguar partnerët kishin arritur të identifikonin disa IP Shqiptare të cilat i kanë vënë në dispozicion.
Aksioni ndaj Call Centerve u zhvillua ditën e hënë. Në ambientet e zbuluara në kryeqytet, ishin punësuar dhjetëra të rinj, të cilët kryenin thirrje drejt qytetarëve europianë, kryesisht nga Gjermania dhe Austria, duke i bindur të investonin në platforma financiare që rezultonin mashtruese. Ndërkohë sot pritet të jepen disa nga masat e sigurisë për të arrestuarit.
Gjatë operacionit u sekuestruan 443 kompjuterë; 238 telefona celularë; 6 laptopë; pajisje të tjera si HDD, DVR etj dhe një shumë e konsiderueshme monetare prej 891,735 euro.
MASË ARREST NË BURG
Eduart Dalla 48 vjeç (I arrestuar)
Mateo Hoxha 24 vjeç (I arrestuar)
Tedi Agastra 23 vjeç (I arrestuar)
Ledio Toçi 33 vjeç (I arrestuar)
Xhoel Mekolli 29 vjec (I arrestuar)
Marsel Lami 29 vjec (Në kërkim)
Xhoni Hitaj 31 vjeç (Në kërkim)
NDALIM DALJE JASHTE VENDI
Aida Vokli 33 vjeç (masë e ekzekutuar)
Ledjon Cenaj 25 vjeç (masë e paekzekutuar)
TË ARRESTUAR NË FLAGRANCË
Kristjan Buda 38 vjeç
Eno Hana 32 vjeç
Benard Biba 26 vjeç
Kleidi Dyrma 25 vjeç
Ema Taip 25 vjeç/TCH
