FOTO + VIDEO/ “Big Market”-i pushtohet nga PLEHRAT, skandalizohen turistët në Durrës
Një video denoncim ka mbërritur në televizionin “Ora News”. Një qytetare shprehet se “Big Market” që ndodhet në zonën e plazhit në Durrës ka bllokuar trotuaret, pasi jashtë çdo kriteri ka hedhur mbeturinat në mes të rrugës.
Kjo situatë ka shqetësuar jo vetëm banorët e lagjes, por ka skandalizuar dhe turistët.

“Ju lutem bëni publik këtë situatë skandaloze këtu në Durrës, te zona e Plazhit. “Big Market” në mënyrën më skandaloze hedh mbeturinat në mes të rrugës, duke bllokuar trotuarin.

Edhe pse koshat janë vetëm disa metra larg, “Big Market” ka pushtuar zonën me plehra që janë bërë burim infeksioni për ne që jetojmë këtu.
Te kjo zonë ka edhe shumë turistë që skandalizohen kur shohin mbeturinat të hedhura në mes të rrugës.

Ju lutem publikojeni këtë video që të marrin masa se gjendja këtu është skandal, na mbytën me plehra”, shprehet qytetarja në apelin e saj për ndërhyrje në zonë.

