Aksident i rëndë në Balldre-Torovicë/ Motoristi përplaset me murin, plagoset edhe pasagjerja shtatzënë

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:00, në aksin Balldre–Torovicë.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues. Rrethanat e aksidentit nuk janë ende të qarta.

Si pasojë, janë plagosur drejtuesi i motorit dhe pasagjerja që udhëtonte me të, e cila është shtatzënë. Të dy janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Nga informacionet e para bëhet me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet e aksidentit.