Lezhë/ Po peshkonte pranë urës së Prekanit, rryma elektrike i merr jetën në vend një personi

Një person ka humbur jetën pasditen e së mërkurës në Lezhë, në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht.

Sipas informacioneve paraprake, ai ishte duke peshkuar pranë urës së “Prekanit” në zonën e Shënkollës, kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Si pasojë, ka ndërruar jetë në vend.

Identiteti i viktimës nuk dihet ende.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.