VIDEO/ Big Marketi që "dogji" pallatin e kompleksit të Armand Lilos

Një zjarr i fuqishëm përfshiu një pallat në afërsi të QSUT në Tiranë gjatë ditës së djeshme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Mëngjesin e sotëm, pas shuarjes së flakëve, pamjet tregojnë një situatë të rëndë, ku fasada e ndërtesës është djegur pothuajse tërësisht.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se rreth 30 apartamente janë përfshirë nga zjarri, ndërsa bilanci i saktë i dëmeve pritet të përcaktohet gjatë ditës.

Redaksia e "Ora News", ka siguruar pamje brenda subjektit të 'Big Market', aty ku dyshohet se mund të ketë qenë shkaku i mundshëm i zjarrit, pasi janë ndezur disa kartona.

Prej aty, zjarri më pas është përhapur me shpejtësi drejt kateve të sipërme, duke përfshirë fasadën dhe apartamentet.