Zjarri në pallatin në Tiranë/ Karamuço: Problemi është sesi menaxhohen këto situata. Janë për turp!
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço u shpreh sot lidhur me zjarrin që përfshiu një kompleks banimi në Tiranë.
I ftuar në emisionin ‘Noë’, Karamuço tha se zakonisht një vatër e tillë shkaktohet nga shkëndijat elektrike, megjithëse siç theksoi, zbardhja e arsyeve të vërteta do të vijë nga hetimet.
Karamuço theksoi se problemi më i madh në të tilla raste është mënyra e menaxhimit të situatës nga autoritetet.
“Këtu nuk është problemi se çfarë e ka shkaktuar. Shkëndija elektrike janë zakonisht që e bëjnë këtë. Zakonisht nuk ka ndonjë shkak tjetër, megjithatë do ta vlerësojnë hetimet. Problemi është sesi menaxhohen këto situata. Janë për turp! Ekspertët kanë qeshur kur kanë parë në qiellin e Tiranës një helikopter me një kovë ujë që do shuante paretet e një pallati. Si mund të hidhet kova në një paret anësor pallati. Unë vetëm këtu kam parë dhe e dini pse? Se Bashkia e Tiranës që jep leje edhe për 10-15 kate, ndërsa zjarrfikëset kanë shkallë deri në 5 kate. E them me përgjegjësi të plotë”,-tha Karamuço.
