VIDEO/ GJITHÇKA E SHKRUMBUAR! “Ora News” siguron pamjet nga pallati që dogj këtë martë në Tiranë

GJITHÇKA E SHKRUMBUAR! “Ora News” siguron pamjet nga pallati që dogj këtë martë në Tiranë!

Ndërkaq pamjet e siguruara dhe publikuara më herët nga "Ora News" hodhën dritë me heret mbi momentin kur nisi zjarri masiv që përfshiu pasditen e sotme kompleksin “Arlis” pranë Farmacisë 10, afër QSUT-së.

Në video dallohet qartë momenti kur një person afrohet pranë kartonave të vendosur jashtë ambientit të “Big Market” dhe më pas nga aty shpërthejnë flakët.

Menjëherë pas ndezjes së kartonave, flakët janë përhapur me një shpejtësi alarmante drejt fasadës së pallatit, duke u ngjitur vertikalisht në pak minuta dhe duke përfshirë disa kate të godinës.

Pamjet dramatike tregojnë se fasada është kthyer në një lloj “fitili”, ku zjarri ka gjetur terren për t’u përhapur me shpejtësi të frikshme. Kjo ka rikthyer edhe një herë në vëmendje dyshimet serioze mbi cilësinë e materialeve të përdorura në veshjen e jashtme të kompleksit.