Xhixho: Kryeministri vazhdon të mashtrojë pensionistët, duke u shitur propagandë boshe
Deputetja dhe njëherësh zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, deklaron se kryeministri Edi Rama vazhdon të mashtrojë pensionistët, duke u shitur, sipas saj, si “rritje pensionesh” atë që në të vërtetë është thjesht propagandë boshe.
REAGIMI I ERISA XHIXHOS
Kryeministri vazhdon të mashtrojë pensionistët, duke u shitur si “rritje pensionesh” atë që në të vërtetë është thjesht propagandë boshe.
E vërteta është ndryshe: rreth 700 mijë pensionistë shqiptarë marrin sot pensionet më qesharake në rajon. “Bonusi” për të cilin flet Rama është tallja e radhës, në një kohë kur çmimet e ushqimeve janë rritur me 50%. Kjo shtesë nuk mbulon as minimumin e kostos së jetesës – ajo shërben vetëm për propagandë.
Ndërkohë, propaganda vazhdon edhe me pagat. Por ja e vërteta sipas EUROSTAT:
[????] Shqipëria ka pagën mesatare vetëm 860 euro
[????] Serbia – 1290 euro (+430 euro)
[????] Bosnjë-Hercegovina – 1245 euro (+345 euro)
[????] Mali i Zi – 1206 euro (+346 euro)
[????] Maqedonia e Veriut – 1100 euro (+240 euro)
Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon.
Ndërsa çmimi i naftës rritet dhe godet çdo produkt e shërbim, vendet e rajonit ndërhyjnë për të mbrojtur qytetarët. Në Shqipëri ndodh e kundërta: qeveria zgjedh të përfitojë nga kriza.
Rëndon qytetarët me taksa, mbush arkën e shtetit dhe më pas këto para përfundojnë në duart e klientëve të qeverisë përmes tenderave dhe koncesioneve.
Kjo është arsyeja pse Shqipëria po bëhet çdo ditë e më e pajetueshme.
Është një zgjedhje e qëllimshme politike – një model qeverisës që punon për një grusht të privilegjuarish, jo për shumicën.

