Ministri Karakaçi inspekton punimet në segmentin Shirokë-Zogaj: Një impuls i ri për turizmin dhe zhvillimin e zonës
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka qenë në terren për të parë nga afër ecurinë e punimeve në segmentin Shirokë-Zogaj.
Gjatë vizitës, ai u ndal te rëndësia që ka kjo rrugë për zonën, duke e lidhur drejtpërdrejt me zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.
Sipas tij, përfundimi i këtij segmenti pritet të sjellë më shumë vizitorë dhe të krijojë mundësi të reja për bizneset në zonë.
Projekti synon të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën në një nga zonat më të frekuentuara pranë Liqeni i Shkodrës, duke e bërë më të lehtë lëvizjen për turistët dhe banorët.
Me ndërhyrjet që po kryhen, pritet që aksesi drejt Shirokës dhe Zogajt të jetë më i shpejtë dhe më i sigurt, ndërsa zona të fitojë më shumë vëmendje si një destinacion turistik në veri të vendit.

