EMRAT+VIDEO/ Ja si u rrëmbye 32-vjeçari dhe më pas u dh*nua në zonën e Xhafzotajt

Një ngjarje e rëndë kriminale është zbardhur nga autoritetet, pas kallëzimit të bërë nga një 32-vjeçar, i cili pretendon se është marrë me forcë dhe është mbajtur peng për disa orë në zonën e Xhafzotajt.

Nga hetimet paraprake rezulton se më datë 31 mars 2026, tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë me forcë 32-vjeçarin duke e futur në një automjet dhe më pas e kanë mbajtur në një ambient privat, ku dyshohet se e kanë kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Qëllimi sipas informacioneve dyshohet të ketë qenë përfitimi i një shume monetare, ndërsa viktima ka arritur të denoncojë rastin pranë autoriteteve, duke vënë në lëvizje strukturat përkatëse.

EMRAT+VIDEO/ Ja si u rrëmbye 32-vjeçari dhe më pas u dh*nua
Kevin Neza

Në kuadër të operacionit janë ndaluar shtetasit Hysen Neza, 33 vjeç dhe Kevin Neza, 25 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër i dyshuar me inicialet J. N., 28 vjeç, banues në Xhafzotaj.

EMRAT+VIDEO/ Ja si u rrëmbye 32-vjeçari dhe më pas u dh*nua
Hysen Neza

Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.