Tentoi të grabiste banesën në Fier dhe mbeti i bllokuar në dritare. Zbulohet arsyeja e vd*kjes së hajdutit 47-vjeçar

Policia e Fierit ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në lagjen ‘8 Shkurti’, ku një 47-vjeçar u gjet i pajetë në një banesë ku kishte hyrë për të vjedhur.

Sipas policisë, shtetasi i identifikuar si Ilir Zarka ka tentuar të hyjë në banesë përmes një hapësire të ngushtë të një dritareje prej duralumini. Ai ka arritur të depërtojë pjesërisht në ambient, por në momentin kur ka tentuar të futet plotësisht, është bllokuar dhe nuk ka mundur të lëvizë as përpara e as për t’u tërhequr.

47-vjeçari ka mbetur i mbërthyer në atë pozicion për një kohë të gjatë, duke pësuar asfiksi si pasojë e pamundësisë për të marrë frymë dhe për të dalë nga hapësira ku kishte ngecur. Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar se shkaku i vdekjes ka qenë asfiksia, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vidhte banesën, humb jetën tragjikisht 47-vjeçari/ U bllokua në dritare dhe u asfiksua

Një ngjarje e rëndë është zbardhur nga grupi hetimor dhe ekspertët e policisë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike gjatë një tentative për vjedhje.

Sipas hetimeve paraprake, i riu ka tentuar të hyjë në një banesë përmes një hapësire të ngushtë të dritares prej duralumini. Ai ka arritur të depërtojë pjesërisht në ambient, por në momentin kur ka tentuar të futet plotësisht, është bllokuar duke mos kryer asnjë veprim as për të hyrë e as për të dalë.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se 47-vjeçari nuk ka mundur as të avancojë për të hyrë brenda banesës dhe as të tërhiqet pas për të dalë jashtë. I mbërthyer në pozicion të vështirë për një kohë të gjatë, ai ka pësuar asfiksi, duke gjetur vdekjen në vend.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar se shkaku i vdekjes ka qenë pikërisht asfiksia, ndërsa vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.