DETAJE nga rënia fatale e 2-vjeçarit në Vlorë/ Policia: Nëna e fëmijës ndodhej brenda në banesë në momentin që ka rënë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2026, 20:17
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë, ku një fëmijë i mitur ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 në lagjen Pavarësia 3.
Sipas të dhënave paraprake, një fëmijë 2 vjeç ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte dhe ka ndërruar jetë në vend.
Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodhej edhe nëna e tij.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për të kuptuar rrethanat e plota të rastit.
Hetimet po zhvillohen nën drejtimin e Prokurorisë.

