(PAMJE) E RËNDË NË VLORË/ U rrëzua nga kati i katërt i pallatit, fëmija 3-vjeçar ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i një pallati.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri dyshohet se ka rënë nga kati i katërt në zonën e Skelës.

Menjëherë pas ngjarjes, në vend kanë mbërritur shërbimet e urgjencës, të cilat e kanë transportuar me shpejtësi drejt Spitali Rajonal i Vlorës.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fëmija nuk ka arritur të mbijetojë për shkak të dëmtimeve të rënda të marra nga rënia.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar plotësisht se si ndodhi kjo tragjedi.