EMRAT+AKUZAT/ Tenderat e Divjakës përfundojnë në GJKKO, SPAK mbyll hetimet për 6 të pandehurit
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 13 Prill 2026, 12:19
SPAK ka mbyllur hetimet për zyrtarët e Bashkisë Divjakë dhe ka zbritur dosjen në GJKKO.
Të pandehur janë marrë shtetasit: Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Rokled Malko, Fatos Veliu, Vojsava Leçini dhe Elbareta Nishica , me funksion drejtoreshë e planifikimit të zhvillimit të territorit.
Ndaj tyre është komunikuar akuza “shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”.
Sipas informacioneve bëhet fjalë për 3 procedura tenderimi të kryera nga Bashkia Divjakë, të cilat kapin vlerën 1 milionë euro. Hetimi nisi si vijim i një fraksioni të një dosje tjetër.
