CITY PRESION ARSENAL-it! Qytetarët kanë në dorë fatin e titullit, Guardiola: Shifrat janë aty!

Manchester Siti është rikthyer në garë për titull. Qytetarët mposhtën 3 me 0 Chelsin dhe tashmë ngushtojnë diferencën në 6 pikë me Arsenalin. Skuadra e Pep Guardiolës ka vetë në dorë fatin e titullit, pasi nëse fiton të gjitha ndeshjet shpallet kampion

Manchester City ka përfituar nga hapi fals i Arsenalit. Skuadra e Pep Guardiolës ka mundur 3 me 0 Chelsin.

Në “Stemford Brixh”, qytetarët arritën të dominojnë sfidën dhe të marrin tre pikët. Një fitore që e afron Sitin me kreun, madje tashmë kanë në dorë edhe titullin.

Nëse skuadra e Guardiolës fiton të gjitha ndeshjet, mund të shpallet kampion, pasi diferenca është vetëm 6 pikë, me qytetarët kanë një ndeshje më pak dhe kanë një sfidë direkte me topccinjtë.

Sfida u zhbllokua në minutën e 50-të, nga Orelei, i cili shënoi me kokë. Në minutën e 57-të, pas një aksioni të gjatë ishte Mark Guehi që gjeti golin dhe dyfishoi shifrat për City-n

Në minutën e 68-të, Doku’ shënoi golin e tretë, duke përfituar nga një top i humbur në zonë nga Kaisedo.

Me këtë fitore, Siti mban vendin e dytë me 64 pikë, por me një ndeshje më pak se Arsenal. Javën që vjen, luhet përballja direkte mes Manchester siti dhe Arsenal, që mund të vendosë fatin e titullit në Premier League.

Ndërkaq, Chelsea pëson humbjen e tretë rresht dhe mbetet në vendin e gjashtë me 48 pikë dhe sipas të gjitha gjasave jashtë Champions League për sezonin e ri. Pep Guardiola beson ende te titulli, po pret një sfidë të vështirë ndaj Arsenal.

“Kemi bërë tre ndeshje të mira, por skuadra më e mirë në Angli është Arsenali. Shifrat janë aty. Do të përgatitemi mirë këtë javë. Jemi gjashtë pikë prapa tyre, nëse na mposhtin, ka mbaruar, edhe nëse barazojmë. Ne siguruam trofeun e parë të sezonit kur mposhtëm arsenalin në Wembley për të ngritur Kupën Carabao në mars dhe kjo i jep besim skuadrës".