Inter fiton 4-3 ndaj Como-s, Thuram feston si Henry përballë legjendës franceze
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2026, 11:41
Mbrëmjen e djeshme, skuadra e Inter ka triumfuar me rezultatin 4-3 ndaj Como-s, në një ndeshje spektakolare dhe plot emocione. Protagonist i takimit ishte Marcus Thuram, i cili realizoi dy gola dhe tërhoqi vëmendjen jo vetëm për paraqitjen në fushë, por edhe për festimin e tij të veçantë.
Pas njërit prej golave, Thuram festoi në stilin karakteristik të Thierry Henry, një gjest që nuk kaloi pa u vënë re, sidomos pasi ish-futbollisti francez ishte i pranishëm në stadium për të mbështetur Como-n, klub në të cilin ai është investitor.
Ndërkohë, në disa intervista të mëparshme, Thierry Henry ishte shprehur se skuadra më e mirë në Itali është Como, deklaratë që kishte tërhequr vëmendjen e mediave sportive.
