PLASI GRUSHTI NË FUSHË/ U ndëshkua me karton të kuq, Telushi i Orikut shoqërohet nga policia pas sherrit në ndeshje

Momente tensioni janë regjistruar në stadiumin "Adush Muçaj" gjatë ndeshjes mes Bylisit dhe Orikut, e vlefshme për javën e parafundit të Grupit B në Kategorinë e Dytë.

Në minutën e 43-të të pjesës së parë, situata doli jashtë kontrollit kur Telushi dhe Sulovari u ndëshkuan me karton të kuq nga arbitri.

Pas këtij momenti, tensioni u rrit dhe pati edhe përplasje në fushë.

Mësohet se lojtari Telushi i Orikut është shoqëruar nga policia, ndërsa ndeshja u ndërpre për disa minuta për shkak të situatës.

Përjashtimi me karton të kuq ka pasoja edhe për ndeshjen e radhës, pasi Telushi nuk do të jetë i disponueshëm për finalen ndaj Butrinti.