Vllaznia marshon në krye, Dodaj vendos ndaj Teutës

Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Teutës në javën e 31-të të Superiores, duke marrë tri pikë të rëndësishme në garën për titull.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Kevin Dodaj në minutën e 43-të. Vllaznia krijoi disa raste në pjesën e parë, ndërsa Teuta reagoi me tentativa sporadike.

Në pjesën e dytë, ndeshja u komplikua për miqtë pas kartonit të kuq të Artan Jazxhi në minutën e 65-të. Me një lojtar më pak, Teuta pati vështirësi për të rrezikuar portën kundërshtare.

Rasti më i mirë në fund erdhi në minutën e 94-t, por Selmani ndali goditjen e Tafilit.

Vllaznia kryeson me 59 pikë, ndërsa Teuta mbetet e gjashta me 38 pikë.