“Penallti e diskutueshme dhe kundërsulme fatale"/ Halili: Tirana fitoi me cinizëm, ndeshja u vendos nga...
Në studion e Ora Sport ishte i ftuar gazetari sportiv Isa Halili, i cili analizoi fitoren e KF Tirana ndaj Egnatia.
Sipas tij, ndeshja u vendos nga episodet dhe mënyra se si Tirana i shfrytëzoi momentet kyçe.
Bardheblutë u treguan pragmatistë dhe efikasë, ndërsa Egnatia pati raste, por nuk arriti t’i konkretizojë.
“Ishte një ndeshje episodike, Tirana fitoi me cinizmin e saj.”-tha ai.
Kryeqytetasit kaluan shpejt në avantazh që në minutën e 12-të pas një kundërsulmi të shpejtë. Egnatia reagoi dhe krijoi raste të mira, por u ndal nga pritjet vendimtare të portierit Visar Bega.
Në fillim të pjesës së dytë erdhi barazimi, por ndeshja ndryshoi drejtim pas një penalltie të diskutueshme, që riktheu avantazhin për Tiranën.
“Penalltia ndryshoi rrjedhën e ndeshjes dhe i dha avantazhin Tiranës.”-shtoi gazetari.
Vetëm pak minuta më vonë, Diarra Halili shfrytëzoi një goditje këndi dhe me kokë shënoi golin e tretë, duke mbyllur praktikisht takimin.
Në analizën e tij, Halili e lidhi rezultatin edhe me përvojën dhe “peshën e fanellës” së Tiranës, që bëri diferencën në momentet vendimtare.
Nga ana tjetër, Egnatia u ndikua edhe nga ngarkesa e ndeshjeve dhe mungesa e një lojtari kyç si Tetova.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA SPORT" NË ORA NEWS:

