Krim në familje në Fushë-Krujë/ Vret me çifte kunatin, autori ende në arrati (FOTO+EMRAT)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fushë-Krujë, ku një person ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se Eduart Afmataj ka vrarë Artur Cangun.

Dyshohet se krimi ka ndodhur pas një sherri mes palëve të ndodhur para disa ditësh, ndërsa rrethanat e plota mbeten ende të paqarta.

Krim në familje në Fushë-Krujë/ Vret me çifte
Viktima, Artur Cangu

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorit.

Burime bëjnë me dije se autori është kapur, ndërsa mësohet dhe se me viktimën kanë qenë komshinj.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.