Partizan Sadushi, si ushtar i Veliajt/ Sot seanca gjyqësore para Kolegjeve të Bashkuara

Sot në orën 09:30 do të mbahet seanca gjyqësore para Kolegjeve të Bashkuara, për të shqyrtuar vendimin e ndërmjetëm të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili është vënë në shërbim të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.

Përpos turpit me vendimin e ndërmjetëm, Sokol Sadushi, ka kryer një akt tjetër skandaloz duke vendosur të bllokojë transmetimin e drejtpërdrejtë të seancës që do të zhvillohet ditën e sotme, duke penguar transparencën, duke moslejuar filmimet mediatike.

Njoftimi zyrtar nga Gjykata e Lartë për seancën e sotme përmban paralajmërime, pengesa, aplikime, ndërkohë që mund të ishte një seancë transparente, në të cilën pritet të ndryshohet një vendim i para 15 viteve më parë, për një çështje për të cilën ka ndërhyrë në mënyrë abuzive edhe vetë kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në shërbim të Erion Veliajt.

Tashmë skenaret dhe qëllimet janë të qarta. Këto veprime tregojnë atë që CNA e ka paralajmëruar prej javësh përmes shkrimeve: nxjerrjen nga burgu të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës.

I pavetinguari Sokol Sadushi, njeriu që nuk duhet të ishte pjesë e sistemit të drejtësisë, tanimë është rreshtuar në radhën e mercenarëve që i shërben me vendime të ndërmjetme kryebashkiakut të akuzuar për 5 vepra të rënda penale.

Sot mbetet për tu parë: A do bjerë Kolegji i Bashkuar nën thundrën e partizan Sadushit?/CNA