A*mëpushimi dyjavor SHBA–Iran/ Ministria e Jashtme e Shqipërisë përshëndet hapin drejt uljes së tensioneve
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas arritjes së një armëpushimi dyjavor mes Shtetet e Bashkuara dhe Iranit, duke e konsideruar këtë zhvillim si një hap pozitiv drejt uljes së tensioneve në Lindjen e Mesme.
Në njoftim thuhet se Shqipëria ka qenë vazhdimisht në mbështetje të dialogut dhe përpjekjeve për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.
Armëpushimi shihet si një mundësi për të hapur rrugën drejt një zgjidhjeje më të qëndrueshme.
Situata në rajon ka ndikuar edhe në ekonominë globale, sidomos për shkak të pasigurisë në Ngushticën e Hormuzit, një pikë kyçe për furnizimin me energji dhe tregtinë detare.
Kjo ka sjellë pasoja që ndihen në shumë vende të botës.
Në të njëjtën kohë, vlerësohet edhe përfshirja e disa vendeve si Pakistani, Egjipti, Turqia dhe Arabia Saudite, të cilat kanë ndihmuar në përpjekjet për të ulur tensionet dhe për të nxitur komunikimin mes palëve.
Sipas ministrisë, respektimi i armëpushimit dhe vazhdimi i bisedimeve në frymë bashkëpunimi mund të ndihmojnë në forcimin e stabilitetit dhe paqes në rajon dhe më gjerë.

