“SPAK po e 'djeg' politikisht Veliajn”/ Peka: Nuk po 'preket' për gjurmimin e veprave penale dhe financiare
I ftuar në emisionin “Ora e Betit”, Avenir Peka, ekspert i rendit dhe sigurisë, foli për hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si po zhvillohet procesi nga SPAK.
Gjatë diskutimit, ai ngriti dyshime se fokusi i hetimeve nuk është ndjekja e veprave penale financiare, por ndikimi në figurën politike të Veliajt.
“Përpjekja e SPAK-ut ka qenë për ta djegur politikisht Erion Veliajn. Nuk ka qenë për gjurmimin e veprave penale, financiare.”- tha ai.
Peka foli edhe për mënyrën si trajtohen rastet e tjera, duke përmendur çështje konkrete që sipas tij nuk kanë marrë të njëjtin trajtim.
“Konkrektisht ai hoteli që po ndërtojnë ata, as nuk është konfiskuar, as nuk është sekuestruar, duket se janë liruar fare dhe pronat e atyre.”- u shpreh eksperti.
Ai u ndal edhe te hetimi pasuror ndaj Veliajt, duke thënë se nuk ka prodhuar rezultate konkrete dhe se janë trajtuar çështje që nuk lidhen drejtpërdrejt me thelbin e akuzave.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA E BETIT":

