VENDIMI/ Nuk ka liri për Ilir Metën, Gjykata Kushtetuese rrëzon ish-presidentin

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar këtë të mërkurë, (8 prill 2026) kërkesën e ish presidentit Ilir Meta. për ndryshimin e masës së sigurisë duke e lënë në qeli.

Meta kishte kërkuar në Kushtetuese shfuqizimin e vendimeve të Shkallës së Parë të GJKKO-së, Apelit të Posaçëm dhe atë të Gjykatës së Lartë duke kërkuar daljen nga paraburgimi.

Ai kishte ngritur si pretendim edhe mënyrën si u ekzekutua masa e sigurimit, por sipas Kushtetueses ish-presidenti këtë argument e ka parashtruar edhe në gjykatat e tjera, dhe sipas gjykatës ai ka bërë kallëzim për kryerjen e veprimeve arbitrare në prokurorinë e Tiranës dhe çështja është nën hetime.

Për këtë çështje, Gjykata Kushtetuese me shumicë votash nuk e mori nën shqyrtim këtë pikë, duke qenë se nuk janë shprehur gjykatat e tjera.