SHBA drejt largimit nga NATO? Trump takohet me Rutte në Uashington
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2026, 21:38
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, pritet të zhvillojë një takim me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Shtëpia e Bardhë, rreth orës 21:30.
Takimi vjen në një moment kur në qendër të diskutimeve është edhe e ardhmja e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe NATO-s.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, gjatë një konference për mediat, la të kuptohet se çështja e mundësisë së tërheqjes së SHBA-së nga aleanca do të jetë pjesë e bisedimeve.
Ajo tha se kjo është një temë që është diskutuar më herët dhe që mund të rikthehet në tryezën e bisedimeve gjatë takimit me Rutte.
Pas përfundimit të takimit, pritet që presidenti Trump të japë më shumë detaje për çështjet që janë diskutuar.

