Alarm në Gjirin Persik/ Irani k*rcënon çdo anije që guxon të kalojë në Ngushticën e Hormuzit pa leje

Pak më shumë se një ditë pas arritjes së armëpushimit me Shtetet e Bashkuara, Irani ka paralajmëruar se çdo anije që kalon në Ngushticën e Hormuzit pa autorizim do të sulmohet.

Sipas mediave dhe burimeve detare, Marina iraniane ka dërguar mesazhe përmes kanaleve ndërkombëtare të emergjencës, duke bërë të qartë se çdo mjet lundrues që hyn në zonë pa leje do të merret në shënjestër dhe mund të shkatërrohet.

Kjo paralajmërim u dërgua për anijet në Gjirin Persik dhe Detin e Omanit.

Kompania e ndërmjetësimit detar SSY thotë se ekuipazhet kanë dëgjuar mesazhin drejtpërdrejt në radio, që tregon se kërcënimi është i vërtetë dhe në fuqi.