Burimet e Axios: Pa 'dritën jeshile' nga Khameneit nuk do të kishte pasur marrëveshje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2026, 19:00
Udhëheqësi suprem i Iranit, ajatollah Mojtaba Khamenei, ka qenë personi kyç pas marrëveshjes së arritur me Shtetet e Bashkuara, sipas raportimeve të Axios.
Ai ka komunikuar kryesisht përmes mesazheve me lajmëtarë për të shmangur rrezikun e vrasjes nga Izraeli.
Burimet e Axios tregojnë se miratimi i tij për marrëveshjen ka shënuar një pikë kthese në negociata.
Edhe pse Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe Kina luajtën rol të rëndësishëm, vendimet e mëdha kaluan përmes Khameneit, duke bërë të mundur finalizimin e marrëveshjes.
