"Izraeli më i fortë se kurrë, Irani i dobësuar"/ Netanyahu paralajmëron për një fitore të afërt

"Izraeli më i fortë se kurrë, Irani i dobësuar"/
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u drejtua sot për publikun duke nderuar ushtarët izraelitë që kanë humbur jetën deri tani.

Ai tha se Izraeli është më i fortë se kurrë, ndërsa Irani më i dobët se kurrë dhe se ky nuk është fundi i konflikteve.

Netanyahu tha se Irani hyn në negociata i dobësuar dhe pa kapacitet të prodhojë raketa të reja, pasi forcat izraelite po përdorin rezervat ekzistuese të armëve iraniane.

Ai shtoi se bashkëpunimi midis SHBA-së dhe Izraelit mbetet i fortë dhe se materiali bërthamor i Iranit do të largohet nga vendi, ose me marrëveshje, ose nëpërmjet një fitoreje në luftë.