PAMJE/ Kaos në Bejrut dhe jug të Libanit, Izraeli godet mbi 100 objektiva të Hezbollahut

PAMJE/ Kaos në Bejrut dhe jug të Libanit, Izraeli godet mbi 100
Ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore në Liban, duke goditur më shumë se 100 objektiva që i ka cilësuar si seli të Hezbollahut në Bejrut, Luginën e Bekaa dhe jugun e vendit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, të paktën 89 persona kanë humbur jetën dhe mbi 700 janë plagosur.

Sulmet kanë dëmtuar ndërtesa banimi, xhami dhe automjete në disa zona, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.

Në Bejrut, disa ndërtesa, përfshirë një në lagjen Corniche al-Mazraa, raportohet të jenë rrafshuar.

Bombardimet janë shtrirë edhe në jug dhe lindje të vendit, përfshirë qytetet bregdetare Tiro dhe Sidon, dhe operacionet e shpëtimit vazhdojnë.

Një zyrtar iranian ka paralajmëruar se Izraeli do të “ndëshkohet” për atë që e konsideron një krim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ayman Mat ???????? (@aymanmatnews)