Saar: Asgjë nuk ka përfunduar edhe pas armëpushimit me Iranin
Kreu i diplomacisë izraelite, Gideon Saar, vlerësoi sot se asgjë nuk ka përfunduar pas armëpushimit të arritur midis Uashingtonit dhe Teheranit, duke e konsideruar se pozicionet e tyre janë shumë larg njëra-tjetrës.
“Asgjë nuk ka përfunduar ende”, deklaroi Saar në kanalin televiziv “11.”
“Nuk shoh se si është e mundur të afrohen qëndrimet e Shteteve të Bashkuara dhe Iranit”, shtoi ai.
Ndërkohë, sulmet e ushtrisë izraelite në Liban vazhdojnë.
Ushtria izraelite goditi më shumë se 100 zona brenda 10 minutave në Liban, në sulmin më të madh të koordinuar që nga fillimi i ofensivës aktuale në vend, duke shkaktuar dhjetëra viktima dhe të plagosur.
Ushtria pretendoi se objektivat përfshinin qendra komandimi dhe kontrolli dhe infrastruktura të tjera të përdorura për të kryer sulme ndaj objektivave izraelite.
