“Modeli Gaza” për spitalet në Liban! Sulmet izraelite godasin sistemin shëndetësor të vendit

Sulmet izraelite në Liban po vënë në rrezik serioz sistemin shëndetësor të vendit. Autoritetet raportojnë dhjetëra viktima mes personelit mjekësor dhe qindra sulme ndaj ambulancave. Organizatat ndërkombëtare paralajmërojnë për shkelje të mundshme të ligjit ndërkombëtar. Situata po ngjall frikë për një përsëritje të krizës së Gazës.

Pas shkatërrimit të Gazës, sulmet izraelite ndaj sistemit shëndetësor të Libanit duken të njohura për shumë njerëz. Së fundmi mjket atje deklarojnë se sistemi shëndetësor është duke u goditur drejtpërdrejt nga ofensiva izraelite kundër .

Autoritetet thonës se po sheh të njëjtin model edhe në Liban: bombardime pranë spitaleve, goditje ndaj ambulancave dhe detyrim për evakuime të pacientëve.

Që nga rifillimi i përplasjeve më 2 mars, dhjetëra punonjës shëndetësorë janë vrarë dhe shumë spitale janë detyruar të mbyllen. Ministria e Shëndetësisë në Liban raporton për mbi 150 sulme ndaj ekipeve të emergjencës dhe ambulancave.

Nga ana tjetër, Izraeli pretendon se  operon nga zona civile dhe përdor infrastrukturën mjekësore për qëllime ushtarake  një akuzë që grupi e mohon dhe që mbetet e paverifikuar në mënyrë të pavarur.

Në qytetin bregdetar , spitalet janë të mbingarkuara nga fluksi i të plagosurve. Një njësi e specializuar për trajtimin e djegieve po përballet me mungesë shtretërish, ndërsa mjekët detyrohen të marrin vendime të vështira për pacientët.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar raste ku sulmet janë ndjekur nga goditje të dyta, duke vënë në shënjestër ekipet e shpëtimit që mbërrijnë për ndihmë.

Ekspertët e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se kjo situatë mund të përbëjë shkelje të ligjit ndërkombëtar, ndërsa mbi një milion civilë janë zhvendosur nga jugu i vendit drejt veriut.

Për shumë banorë, realiteti është i thjeshtë dhe i frikshëm: spitalet nuk janë më vende të sigurta.

Ndërsa lufta vazhdon, sistemi shëndetësor i Libanit rrezikon të shembet, duke lënë mijëra civilë pa ndihmën jetike që u nevojitet.