Banka JPMorgan paralajmëron: Lufta në Iran rrezikon çmimet e naftës dhe inflacionin rekord
Drejtori i përgjithshëm i JPMorgan Chase, Jamie Dimon, paralajmëroi se konflikti në Iran mund të shkaktojë tronditje në çmimet e naftës dhe mallrave, duke mbajtur inflacionin në nivele të larta dhe duke shtyrë normat e interesit më lart se sa pritet.
Ai shtoi se rreziqe të tjera gjeopolitike, si lufta në Ukrainë dhe tensionet me Kinën, gjithashtu mund të ndikojnë në ekonominë globale.
Megjithatë, Dimon tha se ekonomia amerikane mbetet e qëndrueshme, me konsumatorë aktivë dhe biznese të shëndetshme.
Drejtori paralajmëroi gjithashtu se tregu i kredive private, me vlerë 1,8 trilionë dollarë, mund të ketë humbje më të larta në rast dobësimi të ciklit të kreditimit. Ai kritikoi edhe rregulloret e reja të kapitalit, duke i quajtur të padrejta, pasi sipas tij mund të dëmtojnë suksesin e JPMorgan.
