VIDEO/ Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2026, 11:39
Një incident ka ndodhur në një avion që po përgatitej të nisej nga Carolina e Veriut. Një koshere bletësh është vënë re në motorin e avionit.
Kjo ka habitur pasagjerët dhe stafin e aeroportit të cilët u vunë në lëvizje menjëherë.
Kjo solli edhe shtyrje të fluturimit, ndërsa autoritetet morën të gjitha masat për të normalizuar situatën. Autoritetet kompetente ndërhynë menjëherë, duke hequr kosheren pa shkaktuar pasoja.
