“A do t’i thotë ushtria amerikane ‘jo’ Trumpit?”/ Ish-zëvendëskëshilltari i Obamës paralajmëron pasoja serioze nga lufta

Ben Rhodes, ish-zëvendëskëshilltar për sigurinë kombëtare gjatë presidencës së Barack Obama, ka kritikuar mënyrën se si Donald Trump po e trajton konfliktin me Iranin.

Rhodes tha se Trump po merr vendime vetë, pa u konsultuar me këshilltarët ushtarakë dhe politikë, dhe paralajmëroi se veprimet e tij mund të jenë rrezik serioz dhe të ngjajnë me krime lufte, sidomos pas kërcënimeve për goditje ndaj infrastrukturës civile të Iranit.

Ai shtoi se konflikti mund të përfundojë vetëm përmes negociatave dhe se, edhe pse Irani është goditur nga sulmet e fundit, ka fituar një avantazh strategjik duke treguar kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit, që mund të ndikojë fuqishëm në ekonominë globale.