Irani dhe SHBA pranë a*mëpushimit historik/ Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2026, 11:09
Reuters raporton se plani për armëpushim mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara mund të hyjë në fuqi që sot dhe mund të rihapë Ngushticën e Hormuzit.
Marrëveshja, e hartuar nga Pakistani, është dërguar gjatë natës Iranit dhe Izraelit.
Ajo parashikon një armëpushim të menjëhershëm, i ndjekur nga një marrëveshje më gjithëpërfshirëse.
Burimet thonë se Pakistani vepron si kanali i vetëm komunikues mes palëve dhe të gjitha elementet e marrëveshjes duhet të bien dakord gjatë ditës.
Ky hap mund të ulë tensionet në rajon dhe të rifillojë lëvizjen e anijeve në një nga pikat më të rëndësishme të tregtisë botërore.
