Shpërthen fruthi në Bangladesh! 100 fëmijë humbin jetën, autoritetet nisin vaksinimet
Një situatë alarmante shëndetësore po zhvillohet në Bangladesh, ku mbi 100 fëmijë kanë humbur jetën nga raste të dyshuara me fruth. Autoritetet dhe organizatat ndërkombëtare kanë nisur një fushatë emergjente vaksinimi. Sëmundja po përhapet me shpejtësi në zonat më të varfra. Ekspertët paralajmërojnë rrezik për përshkallëzim të krizës.
Një situatë alarmante shëndetësore është duke u zhvilluar në Bangladesh, ku të paktën 100 fëmijë kanë humbur jetën brenda një muaji nga raste të dyshuara me fruth.
Sipas raportimeve, autoritetet vendase dhe organizatat ndërkombëtare të shëndetit, kanë nisur një fushatë emergjente vaksinimi për të frenuar përhapjen e sëmundjes.
Fruthi, një sëmundje shumë ngjitëse virale, po përhapet me shpejtësi në zonat më të varfra dhe të mbipopulluara, ku niveli i vaksinimit mbetet i ulët.
Fëmijët janë më të prekurit, për shkak të mungesës së imunitetit dhe kushteve të dobëta sanitare.
Zyrtarët shëndetësor kanë theksuar se shumë prej viktimave nuk kishin marrë vaksinën kundër fruthit, duke e bërë situatën edhe më të rëndë.
Ndërkohë ekipet mjekësore janë mobilizuar në terren për të shpërndarë vaksina dhe për të ndërgjegjësuar komunitetin mbi rëndësinë e imunitetit.
Organizatat ndërkombëtare kanë ngritur shqetësimin për një krizë të mundshme më të gjerë, nëse përhapja e virusit nuk kontrollohet në kohë.
Ata bëjnë thirrje për mbështetje urgjente dhe rritje të përpjekjeve për vaksinim masiv, sidomos në zonat më të prekura.
Ekspertët paralajmërojnë se pa ndërhyrje të menjëhershme, numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm në ditët në vijim.


