Izraeli pranon se 'kishte dorë' në el*minimin e kreut të inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2026, 11:45
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, dhe Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë marrë përgjegjësinë për vrasjen e Majid Khademit, kreut të inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit.
Sipas njoftimit të IDF në Telegram, vrasja e Khademit konsiderohet “një tjetër goditje e rëndë” për Trupat e Gardës Revolucionare Iraniane.
Khademi kishte marrë drejtimin e organizatës së inteligjencës katër ditë pas vrasjes së paraardhësit të tij, Mohammad Kazemi, i cili u sulmua nga Izraeli më 15 qershor 2025.
Ky veprim tregon vazhdimin e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa objektivi i Izraelit mbetet dobësimi i strukturave të sigurisë dhe inteligjencës iraniane.
