Rihapja e Ngushticës së Hormuzit/ Irani dhe SHBA marrin plan armëpushimi nga Pakistani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2026, 10:43
Reuters raporton se Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrë një plan të përbashkët për të dhënë fund armiqësive dhe për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.
Sipas burimeve, drafti i marrëveshjes është përgatitur nga Pakistani dhe është shkëmbyer gjatë natës mes Teheranit dhe Uashingtonit.
Marrëveshja parashikon një armëpushim të menjëhershëm dhe më pas një marrëveshje më të gjerë globale.
Dokumenti, i përkohshëm nën emrin “Marrëveshja e Islamabadit”, parashikon që Hormuzi të rihapet brenda 15–20 ditëve.
Bisedimet përfundimtare pritet të zhvillohen në Islamabad.
Edhe Irani ka konfirmuar se ka marrë marrëveshjen dhe po e vlerëson aktualisht.

