"Tek shtëpia e Lalës"/ Prefekti i Tiranës vizitë në Pasmaçi, takohet me Presidentin e "Yldon Media Group", Ylli Ndroqi

Prefekti i Tiranë, Shkëlqim Hajdari, ka zhvilluar një vizitë në Pasmaçi, ku u prit nga Presidenti i “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi dhe, në prani të miqve e banorëve të zonës, vlerësoi angazhimin për të mbajtur gjallë traditën dhe bukuritë natyrore të zonës.

"Ne katun ne Pasmaçi tek miku Ylli Ndroqi, tek shpia e Lalës!

Bashkë me miqte Agim Fagu, Tak Muhedini, Flori Karaj dhe dy djemtë e mikut të ndjerë Lad Pasmaçiu vizituam fshatin me mbiemrin e këtij fisi.

Aty gjetem Yllin e te shoqen Mozën dhe tre puntorë po nga fisi tyre duke punuar së bashku. Çpo bon o Yll i thashe?…. “Vij çdo fund jave e punoj ktu…, më tha, tek shpia e Lalës e përreth saj, dua ta mbaj gjallë”…, më tha.

Ndejtëm rreth 2 orë duke fol me njoni tjetrin dhe u gëzova për këtë që pashë dhe fola me vehten time…...! Sa vënde të bukura ka Tirona rreth e qark saj, rrethuar me Mal e kodra,me kala, ullinj, rrush, fiq, çdo gjo…", shkruan Shkëlqim Hajdari në Facebook.